Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës, Lindita Nikolla: Përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim
Nga Lindita Nikolla:
Sot është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat.
Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim, politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eleminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.
Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimarrjet e shoqërisë.
Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.