Del vaksina që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19

Prej më shumë se 10 muaj, bota është në luftë të egër me Covid-19 dhe më në fund ka një lajm të mirë. Një vaksinë ndaj Covid-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech, është vërtetuar të jetë më shumë se 90% efektive në mbrojtjen ndaj virusit.

Vaksina është testuar në më shumë se 43.500 pjesëmarrës gjatë fazës 3, faza përfundimtare e zhvillimit kur u jepet mijëra personave për të provuar efikasitetin dhe sigurinë e saj. “Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”, tha drejtuesi dhe CEO i Pfizer, Dr Albert Bourla, në një deklaratë.

Nga 43538 persona që kanë marrë pjesë në projektin e Pfizer, krijuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, 38955 kanë marrë dy doza vaksine. Kompania thotë se 42% e personave pjesëmarrës janë jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërsa 30% janë në SHBA, nga raca dhe klasa të ndryshme shoqërore.

Deri më tani në të gjithë botën janë mbi 50 milion të prekur, dhe mbi 1.2 milion viktima.

Vaksina përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit – për ta trajnuar sistemin imunitar. Do të duhen dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, dhe, sipas kompanive farmaceutike, njerëzit do të jenë të mbrojtur një javë pas dozës së dytë. Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi. Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak.

https://arkiva.kohajone.com/shkencetaret-qe-zbuluan-vaksinen-e-korones/

SHKARKO APP