Ditë e zezë në Itali. Shkon në 12 mijë e 428 numri i viktimave

Italia po përjeton ditët më të zeza. Ditën e sotme janë shënuar 837 viktima nga koronavirusi duke e çuar 12,428 totalin e të vdekurve. Në dy javët e fundit Italia ka regjistruar shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi 12 mijë të vdekur. Në të gjithë territorin e Italisë numërohen 105,792 të infektuar, ku 4053 raste të reja janë shënuar vetëm sot. Kjo tregon se ende numri i të sëmurëve të rinj është i lartë. Mes viktimave në Itali janë regjistruar 66 mjekë të vdekur nga koronavirusi, dhe afro 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?