Ditë me diell, por temperatura të acarta deri në -6, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë është përfshirë nga një mot i kthjellët me diell, por i acartë me temperatura që shkojnë deri në -6 gradë celcius.

Kështu, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 01°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 12°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -7°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 02°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?