Ditë me diell, por temperaturat ulen deri në -8 gradë. Njihuni me parashikimin e motit

Dita e sotme do të jetë me diell, por me temperatura të ulëta deri në -8 gradë në disa zona.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 00°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 11°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -13°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -10°C në 00°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?