”Ditë me rëndësi për marrëdhëniet Shqipëri-Emirateve të Bashkuara Arabe”, Balluku: Do ndryshojmë thellësisht jetën e qytetarëve

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kjo e fundit teksa ka shpërndarë në rrjete sociale foto të takimit, e quan ditë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu në Facebook, Balluku nënvizon edhe se dëshira e madhe e qeverisë është për të ndryshuar thellësisht jetën e qytetarëve të tyre, por edhe për të kontribuar në paqe dhe prosperitet më gjerë.

”Një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat janë vendosur tashmë mbi themelet e respektit reciprok dhe mbi të gjitha, dëshirës për të ndihmuar e mbështetur respektivisht, nisur nga historia e ngjashme, historia e vendeve të vogla, por të udhëhequr nga dëshira e madhe për të ndryshuar thellësisht jetën e qytetarëve të tyre, por edhe për të kontribuar në paqe dhe prosperitet më gjerë”,-shkruan Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?