”Ditë më të zezë se kjo për vendin nuk ka”, Erion Braçe: Sistemi është në krahun e burrave vrasës

I fortë është në qëndrimin e tij deputeti i PS-së, Erion Braçe për vrasjen e tre grave këtë të mërkurë, nga një dorë e vetme. Ai thotë se sistemi është në krahun e burrave vrasës.

”Ditë më të zezë se kjo për vendin, nuk ka. Jo thjesht për gratë, por për sistemin që kemi ngritur në 33 vite. Nuk funksionon, është në krahun e burrave vrasës, as ndëshkon e as edukon, thjesht i riciklon të vrasin përsëri. Jo thjesht gratë e tyre, ish-gratë që kanë patur kurajën t’i shporrin nga jeta si të dhunshëm, por të tjera gra familjare e pa asnjë lidhje veç asaj të gjakut”, shkruan ndër të tjera Braçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

SHKARKO APP