Ditë përvëluese në vend, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë celcius

Ditën e sotme, territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet që në të gjithë vendin tonë të ketë dominim të intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Vija bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes, do të vijojnë të jenë nën ndikimin e kthjellimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por do rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?