Ditë votimesh në Itali për qeverinë e re, koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores

Italia zgjedh këtë të dielë qeverinë e re, ndërsa votimet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas sondazheve, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Ku është fokusi?

Synimi kryesor i koalicionit të djathtë do të jetë fitimi i shumicës në të dy dhomat e Parlamentit. Kjo dukej se ishte pothuajse e sigurt kur u publikuan sondazhet e fundit, por një rritje e mbështetjes ndaj Lëvizjes 5-Yjet në jug mund ta bëjë më të vështirë fitoren në Dhomën e Lartë në Senat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shumicë prej më shumë se dy të tretave do t’i hapte rrugën Parlamentit për të bërë ndryshime në Kushtetutë pa pasur nevojën e referendumeve. Parlamentarët e zgjedhur nga zonat elektorale jashtë territorit të Italisë mund të ndryshojnë ekuilibrin në një garë të ngushtë — ka tetë vende të tilla në dispozicion në Dhomën e Ulët dhe katër në Senat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Formimi i koalicioneve është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë, por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës. Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?