Ditën Botërore e Librit, Presidenti Begaj: Kthejeni vëmendjen te libri shqip
Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot Ditën Botërore të Librit, ndërsa bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje librit.
‘‘Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip! Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë! #lexoshqip‘‘-shkruan Begaj.
23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 Prilli dhe është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.