Ditën e protestës së PD-së , Qeveria jep një koncenson nafte një kompanie të dyshimtë

 
 

Ndodh edhe keshtu. Proteste ne Tirane dhe eurot levizin ne Vlore! Lapsi i Shkullak-Bushatit ka nxjerre nje afere te qeverise.

Ndërsa sot opozita mbajti një protestë kundër varfërisë, keqqeverisjes dhe klientelizimit, një tjetër konçension i dyshimtë është bërë publik. Një kompani e re kanadeze, me një performancë negative në treguesit e saj ekonomik, ka fituar të drejtën ekskluzive për kërkimet e naftës në bllokun e Velçës. Behet fjalë për kompaninë Pennine Petroleum Corporation.

Tenderi është zhvilluar nga AlbPetrol dhe shpallja fituese e kësaj kompanie është miratuar edhe nga Ministria e Energjitikës. Aksionet e kompanisë kanadeze në bursë vlejnë shumë pak, 2 cent. Aktivitetet operative dhe të ardhurat nga investimet në vitet e fundit të kësaj kompanie janë negative. Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një link me të dhënat e kësaj kompanie që janë si më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

CEO i kompanisë kanadeze, John Garden, ka thënë një ditë më parë përmes një deklarate se kjo kontratë do të gjenerojë të ardhura domethënëse për aksionerët e Pennine Petroleum Corporation.

Blloku i Velçës është 10 km në juglindje të Vlorës. Nga studimet e AlbPetrol dhe gjigandit britanik Premier Oil në vitin 1998, rezulton se në këtë bllok ka rezerva nafte që variojnë nga 14.2 deri në rreth 70 milionë fuçi. Por është ende e paqartë se përse kërkimet për naftë në këtë zonë i janë dhënë një kompanie me tregues ekonomikë jo të mirë.

A mos ndoshta dikush në Shqipëri, i afërt me pushtetin, qëndron pas kësaj kontrate mes Pennine Petroleum Corporation dhe AlbPetrol?e mbyll reagimin e tij lapsi.

A thua jane kaq te pangopur sa po japin gjithçka ne keto dite? Tendera, koncesione, gjithçka ku del leku po e japin.Tamam siç beri qeveria e Berishes ne mandatin e saj te dyte 2009-2013. Po ndjejne ikjen e ndaj po nxitojne? Por pasurite jane te shtetit e jo te disa ministrave. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?