Ditën punonte polic, natën taksist për të siguruar jetesën. 69-vjeçari që humbi jetën në aksident te “21 dhjetori”
Luan Cenollari, një nga viktimat e aksidentit tragjik mëngjesin e sotëm në Tiranë ka qenë një punonjës i policisë së shtetit. Përveç punës si punonjës i Forcave Operacionale të Burgjeve, Cenollari punonte natën si taksist për të përballuar koston e jetesës ndërsa ishte baba i dy fëmijëve.
Cenollari ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Sindikata e policëve shprehet se shumë prej efektivëve detyrohen të bëjnë punë shtesë për shkak të pagave të ulëta që ka ky sektor.


KOHA JONË SONDAZH

