”Ditët e Ramës të numëruara”, Ilir Meta thirrje administratës: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur këtë të hënë thirrjen ndaj administratës, ku u thotë që të mos firmosin asgjë në shkelje të ligjit.
Po ashtu në video-n e publikuar në facebook, Meta thekson se ora e llogaridhënies po afron, pasi për të kyeministri Edi Rama i ka orët e numëruara.
”ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON! U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit. Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara”.