Ditmir Bushati flet në 30-vjetorin e FRESSH: Besoni te demokracia, mund t’ju zhgënjejë, por nuk ju tradhton
I pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30-vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.
Bushati foli dhe për krizën e opozitës, duke e cilësuar një mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.
“Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim si shqetësim por edhe mundësi për ta bërë PS-në si një mundësi për një kulturë të re politike. Na duhet t’i përgjigjemi dilemës: a është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhemi vend i vërtetë evropianë. për këtë na duhet jo vetëm të jemi partia e të rinjve por t’i bëjmë të rinjtë të flasin. Të ndërtojmë një ekonomi të dijes, duke e vendosur theksin te vlera që sjell shumica dhe jo të përfitimi i pakicës. Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm. Apeli im për ju sot është se nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj”, tha ndër të tjera Bushati.