Ditmir Bushati: Jemi më afër BE, por me më pak media të lira
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria ndodhet poshtë Bosnjës dhe Kosovës në raportin për lirinë e medias.
Në një postim në Twitter, Bushati publikon renditjen e Shqipërisë e cila ndodhet në krah të Serbisë.
“Çfarë koincidencë e keqe! Vendet që janë më të avancuara në integrimin në BE kanë më pak liri të mediave”,- shkruan Bushati në një postim në Twitter.
Indeksi universal i lirisë së medias e rendit Shqipërinë në vendin e 84. Kosova ndodhet në vend të 70 dhe Bosnja në vend të 58.
This is the ranking of the Western Balkan countries according to World Press Freedom:
58. Bosnia and Herzegovina
70. Kosovo
84. Albania
92. North Macedonia
93. Serbia
105. MontenegroWhat a bad coincidence! Countries more advanced in EU accession are having less media freedom. https://t.co/RZCcKbs5yY
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) April 21, 2020
KOHA JONË SONDAZH

