Ditmir Bushati: Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike në Shkodër
“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit, por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij. Në një intervistë ekskluzive për A2CNN, ai thotë se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste.
“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai.