Ditmir Bushati në “Refleksione”: Cili është armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte i ftuar në “Refleksione” foli për identitetin politik duke e konsideruar një faktor të rëndësishëm pasi sipas tij formëson idetë si edhe vlerat që përçohen.
Bushati gjithashtu theksoi se armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria.
“Identiteti politik është shumë i rëndësishëm. Është i lidhur me mënyrë se si formësohen idetë, botëkuptimin dhe vlerën që përçojnë. Pra çfarë jemi ne dhe çfarë presin zgjedhësit. Politika idetë nuk janë si dallimet, mes pepsit dhe coca colës. Karriera politike gjithashtu është shumë e rëndësishme.
Zgjedhjet e fundit në SHBA duhet të shërbejnë si një tjetër shembull edhe për një vend të vogël siç është Shqipëria për t’i strukturuar më mirë partitë tona dhe për ti thënë vendeve përse jemi në të dallueshëm në dallim me kundërshtarët tanë. Pra secili nga zgjedhësit të dije edhe pritshmëritë”, u shpreh Bushati.
Deputeti Ditmir Bushati po ashtu tha se PS duhet ta forcojë qasjen për identitetin kombëtar dhe duhet ta forcojë raportin me interesin publik.
“Personalisht kam pasur kurajon t’i trajtojë këto tema. Sepse nuk ka asnjë shoqëri që nuk ndeshën me këto fenomene. Perëndimi duhet të lëvizte ekonomikisht në një drejtim tjetër, por po shohim që njerëzit po lëvizin kulturalisht djathtas. Është me rëndësi që e majta në Evropë, por edhe në Shqipëri sidomos të ketë një raport tjetër me realitetin”, tha ai.
Sakaq Bushati tha armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria. E majta tha ai,- nuk e sheh pasurinë si armikun e saj, por përfshirë edhe Shqipërinë armiku kryesor i së majtës duhet të jetë varfëria.
“Situata me pandeminë, kriza financiare e 2008 kanë të përbashkët faktin që tregu ka nevojë edhe për mbështetje nga ana e shtetit. Këtu diferencat kryesore kanë lidhje me politiket. Sot më rëndësi është edhe pasiguria për vendin punës për arsimin, kualifikimin përkatës dhe besoj majta nuk duhet të bjerë në kurthin e dallimeve varfëri përkundrejt pasuri. E majta duhet të mbështetet tek intelekti, progresi dhe komunitetit.
Situata e fundit në Shqipëri na tregoi që nuk mund të jesh konstant me elitën, pasi ka edhe një pjesë tjetër të shoqërisë që kërkon vëmendje. Të gjitha këto janë të lidhur ame sistemin institucional politik që ne ndërtojnë. Pasi si në një familje ku buxheti duhet të mirë administrohet, e njëjta gjë është sa i përket buxhetit të madh të familje shqiptare. Në duhet të marrim vendime që impaktojë 10, 20, 30, 40 vitet e ardhshme”, tha Bushati.
/abcnews.al/