Ditmir Bushati: Putin “vrau” neutralitetin, Serbia është mësuar të ulet në disa karrige
Me agresionin në Ukrainë, për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, presidenti Vladimir Putin vrau neutralitetin e shumë vendeve në Europë dhe këtu ai përmendi edhe Serbinë.
“Politika serbe është mësuar të ulet në disa karrige, por ky nuk është momenti që të ulesh në disa karrige. Nuk jam i surprizuar nga lëvizja e Serbisë të them të drejtën. Të gjithë e njohim Zvicrën, e kemi mësuar që në bankat e shkollës, që është e famshme për neutralitetin e saj. Duke përfshirë edhe pacifizmin gjerman, brenda një jave kjo situatë ndryshoi. Putin arriti të vrasë neutralitetin e këtyre vende”.
Për të është e papranueshme paralelja që Beogradi kërkon t’i bëjë ndërhyrjes ruse në Ukrainë me atë të NATO-s në Kosovë e Serbi.
“Unë e lexova votimin për shkak të miqësisë dhe lidhjeve tradicionale, por në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës. Ajo që është e papranueshme është paralelja që Serbia kërkon t’i bëjë kësaj situate me ndërhyrjen e NATO në Serbi dhe në Kosovë në vitin 1999″.