Ditmir Bushati: Shqipëria rol progresiv për politikën e jashtme në rajon

Ditmir Bushati thotë se qeveria mbetet e angazhuar për të përfshirë në nisma e projekte konkrete bashkëpunimi rajonal të gjithë grupet e interesit në kuadër të nisis së procesit përgatitor mbi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se “..një prani më e shtuar e selive rajonale në Tiranë jo vetëm flet qartë për një qëndrim më të balancuar të nismave në rajonin tonë po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë”.

Ministri garantoi se qeveria do të mbështesë këto nisma fuqimisht jo vetëm në kuptimin politik, financiar e logjistik, po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më në rritje që Shqipëria ka përsa i përket politikës së jashtme në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i diplomacisë shqiptare bëri me dije se shumë shpejt në Kuvend vjen për ratifikim dhe marrëveshja për selinë e Fondit të Bashkëpunimit Rinor Rajonal, një tjetër nismë rajonale me qëndër në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo strukturë me fokus kryesisht tek çështjet e bashkëpunimit rinor, një iniciativë e kryeministrave Rama e Vuçiç, mbështetur nga praktika më e mirë e ndërtimit të marrëdhënieve në këtë gjeneratë, te praktika franko-gjermane.

Bushati falënderoi dhe vendet e Vishegradit, pasi nisi atje nisi në mënyrë simbolik me fond simbolik, dhe me kalimin e viteve për shkak të vullnetit politik të demonstruar nga qeveritë u fuqizua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?