Diverson i hapur i Halim Kosoves: Albana Dhimitrin e PS-së do e marr për nënkryetare
Në garën e 21 qershorit kandidon për të mbajtur Bashkinë e Tiranës nën drejtimin e Partisë Demokratike. Megjithatë kandidati i APPD, Halim Kosova, thotë se nëse zgjedhjet e nxerrin fitues ai do tu kthejë Tiranën qytetarëve.
Kosova: “ Unë asnjëherë nuk kthej kokën dhe nuk fajësoj njeri, por shoh çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë jo në qytetin e Tiranës. Kam shumë informacione të mjaftueshme për të më dalë nga brenda kjo që thashë, do tu kthej Tiranën qytetarëve të Tiranës. Tirana këtu është, por interesat e qytetarëve mund të shkojnë nëpët interesa partish. Këtë motiv kam pasur dhe në sistemin shëndetësor. Kam informacione të sakta që kam shumë mundësi dhe shumë punë përpara për të bërë që të gjithë taksat e qytetarëve ti menaxhoj në më të mirën e mundshme në interes të tyre. Këtë do ta dëshmoj me punë dhe jo fjalë gjatë gjithë drejtimit të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Kosova përmes shpalosjes së vizionit të tij për administrimin e Tiranës tregon se do ti rrijë larg konfliktit politik dhe interesave klienteliste.
Për këtë nuk e ka problem të thotë edhe se mund ta shihte si nënkryetare të tij Albana Dhimitrin, ish-nënkryetare e Bashkisë gjatë periudhës së Ramës si Kryuebashkiak.
Kosova:“Absolutisht që nuk kam asnjë kompleks, Albana Dhimitrin që e propozoi PS unë e vlerësoj dhe do ta kisha marrë nënkryetare”.
Ndërtimet, S’ka tender pa kamera
I pyetur nga analistët në studio sesi do të mund t’i rezistojë urisë së ndërtuesve partiakë nesër si Kryebashkiak, ai jep këtë përgjigje:
Kosova: “Pse në sektorin shëndetësor nuk kam pasur presione thua? Ky është fenomen shqiptar, por jo fenomen Halim Kosova. Kam dhënë prova që nuk do ketë përbri meje firma të favorizuara, nuk do ketë pengesa dhe shembje të interesave të qytetarëve dhe do ketë mbrojtje të pronës në maksimum. Që në fillimet e mia të para, ishte projekti i parë nga një donacion i huaj. Me nuhatjen time konstatova që për dritaret e një godine katërkatëshe do të merreshin lekët edhe nga donatori i huaj edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Këtë e kam luftuar dhe nuk jam kthyer kundrejt asnjë lloj presioni në mënyrë që ato lekë që ishin planifikuar të shkonin diku në interes të pacientëve. Nëse ma bëni këtë pyetje do të thotë se nuk më njihni fare. Nuk ka interes partiak, interes individual, interes kompanish, nuk ka firma partish, përveçse firma që do jenë në interes të qytetarëve. Në angazhimin tim në krye të Bashkisë do jap një provë shumë të madhe sesi do bëhen punët kur në krye të tyre vihet njeriu i ndershëm. Do shihni dhe kostot me të cilat do realizohen investimet në Tiranë, mbikqyrjen që do u bëj sëbashku me qytetarët për të më sinjalizuar për çdo gjë që nuk shkon, do vë dhe disa numra falas në dispozion. Nëse ky bashkëpunim do jetë në lartësinë që unë do ti vë detyrë vetes, nuk do bëj tender pa kamera dhe pa praninë e medias”.
Tiranën do ia kthej qytetarëve
Mandatin thotë se nuk e do për karrierë politike por si kryetar Bashkie, në shërbim të taksapaguesve.
Kosova:“Sapo më prezantuat e kapa thelbin nga t’ia filloj se ju thatë Tirana e Halim Kosovës. Unë kam një koncept tjetër. Unë them jo Tirana e politikës, jo Tirana e individit por Tirana e banorëve, qytetarëve të Tiranës. Këtë do bëj unë si Kryebashkiak. Që banorëve të Tiranës kudo ku janë, të gjithë komuniteteve unë të kthej Tiranën, kryeqytetin e tyre në dispozicion të tyre sepse janë ata që paguajnë, janë ata që japin taksa dhe ne duhet vetëm ti mirëmenaxhojmë, të marrim përgjegjësi për ti shpenzuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Transparencë në çdo harxhim fondi
I bindur në aftësitë e tij menaxhuese, Halim Kosova, shprehet besimplotë se historinë e suksesit në drejtimin e maternitetit të Tiranës do të mund ta transferojë edhe në Bashkinë e kryeqytetit. Folozofia e tij është komunikim dhe transparencë të plotë në çdo harxhim fondi.
Kosova: “Megjithëse Shqipëria akuzohet si një vend i varfër, buxheti është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve, ose e etiketuar si një vend që nuk bëhet, unë kam dhënë shembuj duke marrë përgjegjësi, duke pasur një vizion, duka caktuar objektiva dhe standarte që të ndërtoj një ishull të vogël të lulëzuar në sistemin shëndetësor me aq shumë mungesë. Unë arrita të ndërtoj me buxhetin që Ministria më vinte në dispozicion, por dhe të kursej 30% të rij në të mirë të qytetarëve dhe pashë që në spital nuk munmgonte asgjë. Kur u bllokua puna në sallën e operacionit të neurokirurgjisë së mungonte betadina, një gjë elementare dhe më morën në telefon a mund të na ndihmosh dhe më kërkuan një sasi. Dyfishin thashë do tu jap, ja çova. Më morën në telefon se u bllokua sallat e onkologjikut se nuk ka dizenfektantë, nuk mund të operohej. U thashë çfarë doni? Këtë dizenfektant. Sa doni? 10. 20 do tu jap. Pyetja erdhi pse ti ke, ne nuk kemi. Mos ka ndonjë hile në ndarje buxheti? Jo, buxheti është po ai, por mënyra e menaxhimit sesi harxhoheshin lekët jo vetëm plotësoja nevojat e mia por gjithmonë lija diçka rezervë. Dhe shumë sektorë të tjerë të shëndetësisë unë i kam ndihmuar dhe kam dhënë kontribut. Këtë lloj suskesi në menaxhim me dy lloj parimesh që nuk kam pse nuk i bëj nesër në Bashkinë e Tiranës, e para ka qenë që gjithë punën e institucionit e vura në transparencë të plotë të qytetarëve. Në të gjitha korridoret e maternitetit kisha vënë një poster që po të shikosh fjalët janë shumë kuptimplota. “ Të nderuar pacientë, personeli mjekësor në institucionin që ju vini për të marrë shërbim nuk është Zot në këtë spital, por është këtu për t’iu ofruar juve shërbimin që meritoni. Ne jetojmë këtu me taksat që ju paguani”. Këtë filozofi do ta kaloj edhe në Bashkinë e Tiranës, komunikim dhe transparencë të plotë në çdo harxhim fondesh”.
Projektet do shoqërohen me fatura financiare
Tirana e madhe, pas ndarjes së re territoriale nuk e tremb Kosovën. Kandidati i djathtë thotë se misioni është finalizuar me sukses në momentin që çdo qindarkë e adresuar për qytetarin nga Bashkia të ketë mbërritur në destinacion.
Kosova:“Eksperienca që unë kam treguar në menaxhim tregon se nëse një njeri ka menaxhuar mirë familjen e vet, ka menaxhuar mirë biznesnin rreh familjes së tij, ka menaxhuar mirë një institucion, ka dhënë një kontribut në një kohë jashtëzakonisht të vështirë në sektorin shëndetësor, i ka të gjitha provat, është me garanci që do të bëjë më të mirë edhe nesër në qytetin e Tiranës. Në kundërshtim me një njeri që nuk mund ti ketë pasur këto mundësi në jetë, aq më tepër nëqoftëse edhe përflitet. Po e them në përgjithësi.Si kur je menaxher në sektorin shëndetësor, si kur je menaxher në një qytet, në radhë të parë ka rëndësi marrja e përgjegjësive, vizioni, caktimi i objektivave dhe mënyra sesi çdo projekt që ke në dorë në sektorin shëndetësor apo jetën e përditshme të qytetarëve ti të kesh mundësitë dhe sekretet e duhura që këto të përfundojnë tek qytetarët me transparencë, me zero korrupsion dhe çdo qindarkë e nisur nga Bashkia të shkojë tek qytetari. Aftësia e menaxhimit është talent, o e ke ose nuk e ke. Ne mund të duam të këndojmë, por nuk kemi zë”.
Cdo gje do jetë me faturë financiare
Duke u ndaluar tek projektet e premtuara në fushatë, Kosova deklaroi në “Tonight Ilva Tare” se të gjitha janë të shoqëruara me faturë financiare. Krahas buxhetit të Bashkisë, shpresa mbetet edhe tek donacionet e huaja, për të cilat ai thotë se do të menaxhohen nga një njeri i besueshëm.
Kosova: “Buxheti është 80 milion për Tiranën dhe 40 për të gjithë fshatrat dhe komunat. Ne kemi përllogaritur që 60-70% të tyre ti kemi për investime. Po kështu ndërmarrja e Ujësjellësit ka një të ardhur 24 milion dhe aty kemi përcaktuar sa do shpenzojmë për investime, mirëmbajtje e me radhë. Ajo që të gjithë qytetarët e Tiranës do ta kenë shumë të qartë është se në krye nesër do të kenë një njeri shumë të besueshëm për donacionet e huaja. Për çdo premtim kam dhënë dhe faturën financiare deri në numrin më të vogël. Më tha një miku im sot, po rrumbullakose pse e thua me kaq holllësi. Këto janë projekte me buxhete përmbri, janë të verifikueshme. Po ju them këto, por do ketë shumë supriza për qytetarët në të mirë të tyre me mundësitë dhe personale që unë kam për thithjen e fondeve dhe donacioneve të ndryshme. Këtë nuk mund ta them për fushatë se do merret për propagandë. Le t’ia lëmë kohës”.
Do kem formulën e taksave të kryebashkiakut Kosova
Halim Kosova foli edhe për formulën e taksave që do të ndiqte. I pyetur nëse do të kishte parasysh modelin e taksave të ish-kryebashkiakut Rama, apo kryebashkiakut aktual Basha, Kosova u shpreh:
Halim Kosova: “Unë do kem formulën e taksave të kryebashkiakut Kosova. Kam planin dhe vizionin tim. Më është dukur shumë e drejtë kërkesa që z.Rama i ka bërë kryeministrit Berisha për ta marrë vetë taksën e biznesit të vogël kur ishte kryetar bashkie dhe e kam përshëndetur këtë ide sepse mendoj se decentralizimi dhe autonomia në menaxhim qoftë në sistemin shëndetësore qoftë në Bashki është çelësi i suksesit nëse ke vizion, objektiva e standarte për të ardhmen. Më erdhi mirë kur ai arriti t’i marrë, po po aq keq më ka ardhur kur u bë kryeministër i mori dhe taksat me vete në një kohë që ato janë aset i bashkisë. Tani, taksën e biznesit të vogël, që normalisht bashkia duhet ta mbledhë se është taksa që i takon vetë, ajo duhet të presë që ta mbledhë qeveria dhe kur qeveria të bindet t’ja kalojë bashkisë. E kam thënë dhe në spote që , unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë kemi nevojë. Unë nuk merrem me punën e asnjërit. Por shoh anën pozitive të gjithsecilit për t’i promovuar më shumë, shoh dhe çfarë nuk ka shkuar mirë, për të bërë më të mirën që ato ide të shkojnë aty ku duhet. Ideja ime personale është kjo: Çdonjeri duhet ta bëjë biznesin transparent, të gjithë do paguajnë nga pak dhe nëse të gjithë paguajnë nga pak ato bëhen shumë. Edhe në sistemin shëndetësor kështu duhet të jetë, nuk ka shëndetësi falas, të gjithë paguajnë nga pak në mënyrë që të shkojë në shërbim të qytetarëve. Unë kam idenë time për taksat në qytetin e Tiranës, për transparencën dhe gjithëpërfshirjen në pagimin e këtyre taksave si lehtësi dhe për to, dhe për bashkinë e Tiranës që do t’i menaxhojë në mënyrën më transparente të mundur për t’ja kthyer në të mira qytetarëve.
Përsa i perket penalizimeve qe mund te kete nga Keshilli Bashkiak, kandidati i PD u shpreh:
Halim Kosova: Pengesa nuk janë anëtarët e këshillit bashkiak , por pengesa në këto raste për situata të papëlqyeshme ashtu sikurse ndodh dhe në parlament, ndodh për hir të atyre që janë mbrapa këshillit bashkiak dhe që i udhëzojnë. Dhe mënyra ime ashtu sikurse kam menaxhuar në 15 vjet shëndetësi ka qenë mënyra e bashkëpunimit dhe unë mënyrën time të punës e kam vetëm shtrirje dore, bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe për të parandaluar çdo situatë në disfavor të qytetarëve, do bëj takime miqësore, profesionale me kryetarët e çdo grupi në këshillin bashkiak dhe mbasi të biem në konsensus dhe me forcat politike që ata përfaqësojnë, t’i ofrojmë banorëve të Tiranës çfarë ata kanë nevojë dhe do të japim një frymë ndryshe, jo vetëm deri në 21 qershor, por në vazhdimësi të punëve për Tiranën.
Propozimi per President, Kosova: I jam mirënjohës Ramës e Metës
Halim Kosova i është mirënjohës Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta që e propozuan për president në vitin 2007, por nuk është qejfmbetur që Partia Demokratike përzgjodhi një figurë tjetër për këtë detyrë.
Halim Kosova: “I jam shumë mirënjohës, zotit Rama dhe zotit Meta që ishin pro zgjedhjes time president, dhe nuk jam dhe nuk jam me asnjë parti qejfmbetur nëse gjykojnë që më e mira për vendin, për situatën për të ardhmen, është një zgjidhje tjetër”.
Përgjigjja e Kosovës për debatin
Kandidati i djathtë ka sqaruar edhe kundërshtimin e tij për një debat publik me kandidatët e tjerë rivalë të tij duke konstatuar se nuk ka përfitim publik për qytetarët një debat i tillë.
Halim Kosova: ” Debatet i kanë ardhur në majë të hundës miletit, qoftë duke parë parlamentin e debatet e tjera politike, dhe perceptimi im nga biseda që unë kam bërë është që nuk shpresojnë njerëzit që nga një debat mund të fitohet diçka e mirë përata nesër”.
Kosova foli edhe per projektet e Bulevardit te Ri, lejet e ndertimit dhe Trami:
Halim Kosova: “Unë shkoj në krye të bashkisë së Tiranës, kur për herë të parë në qytet ka një plan urbanistik të miratuar me konsensualitet dhe nga këshilli bashkiak. Kudo ku ka probleme që i janë drejtuar drejtësise dhe janë në shqyrtim nga drejtësia, mendoj që asnjë nuk duhet të ndërhyjë e të ndikojë në proçeset e drejtësisë si një domosdoshmëri që drejtësia në vendin tonë duhet të jetë e pavarur, dhe jo e ndikuar nga politika. Shpeshherë drejtësia mund të ketë dhënë vendime nën presionin politik. Kam menduar një situatë në Tiranë, ku forcat politike i ndajnë mirë zonat e influencës, e ndajnë biznesin e ndërtimit por që unë si qytetar reagojnë fuqishëm që i prek interesat e tyre, pa diskutim po ju them që interesi i qytetarëve do të jetë mbi interesin partiak. Projekti i bulevardit duhet të kishte filluar e të ishte në avancime shumë të mëdha, sepse i mungon jo vetëm qytetit, jo vetëm hapësirave të gjelbërta por dhe sa vende pune të domosdoshme nuk i janë ofruar qytetarëve sigurisht për interesa politike sepse nuk ka asnjë qëllim tjetër dhe nuk e quaj normale që dikush nga krahu tjetër i mazhorancës të thotë që unë do ta kthej në një baçe me lule e me pyll sepse Tirana më shumë ka nevojë për ndërtim, për shtrirje të qytetit sëbashku me hapësirat e gjelbërta dhe gjithë institucionet e tjera që do ta gjallërojnë jetën dhe do krijojnë vende pune, do zbukurojnë Tiranën dhe do japin idenë e një qyteti modern europian. Nga të gjitha parametrat e asaj zone, jo vetëm që ndërtimet do ndikojnë në atë zonë, por ajo çka do bëhet në atë zonë do ndikojë në të gjithë qytetin e Tiranës. Do jetë Parku i Paskuqanit, që së bashku me Parkun e Liqenit dhe zonën e Farkës do bëjnë disa hapësira të gjelbërtatë shëndetshme për një qytet, bashkë me 2 mln pemë që e kemi llogaritur të pyllëzohet kjo pjesë . Ky qytet është i pashëndetshëm në shumë vende të tij. Nuk jam dakort me asnjë lloj politikani që thotë tani që erdha unë, do ta filloj nga zero. Fillimi nga zero i çdo pune është kosto për banorët e Tiranës. Unë kam folur me disa familje që preken nga ky projekt, shumë i vlefshëm për qytetin e Tiranës dhe i kam premtuar diçka këtyre familjeve që në çdo cep të Tiranës, çfarëdolloj projekti, sado madhor nuk do bëhet në kurriz të interesave të qytetarëve. Asnjë banor i Tiranës, aq më tepër autokton nuk duhet ta quajë veten fatkeq që aty po kalon një projekt i mirë, përkundrazi duhet ta quajnë veten me shumë fat që aty po kalon një projekt aq i vlefshëm në mënyrë që edhe ata të përfitojnë dëmshpërblim.
Lejet e ndërtimit
Halim Kosova: “Do ta shoh çdo gjë hap pas hapi në interest ë qytetarit. Nuk marr vendime fushate. Do ta shoh hap pas hapi çdo shqetësim qytetar me ekspertët dhe të gjej zgjidhjen më të mirë për tad he për qytetin. Nuk jap dot vendime të prera”.
Trami
Halim Kosova: “Nëse e keni vënë re nuk jam marrë me projekte që i ka realizuar apo premtuar zoti Basha dhe trami ka lidhje me terminalin multimodal sepse janë tre stacione trami, 5 stacione treni, stacione autobuzësh, furgonësh, taksish do me thënë 60 mijë pasagjerë do marrin një shërbim të shkëlqyer në periferi të Tiranës duke shmangur rrëmujën në qytetin e Tiranës. Dhe jo vetëm kaq, por do ketë shërbim bashkëkohor, dinjitoz. Unë merrem me projektet dhe vizionin tim, nuk mburr