Djali i Azem Hajdarit, Kiri, shkruan për ditëlindjen e Liderit të Dhjetorit
Shkrimi i Kiri Hajdarit në Facebook
Babe, sot më tepër se në çdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, është Marsi ky muaj që vetëm e shton dhe nuk e zbeh aspak këtë mall.
Kanë kaluar 17 vite që ti Babai , studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosovës që Ti i deshe aq shumë. Gjithmonë e me shumë unë bindem se historia te jep vendin qe ty te takon.
Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pëlqeu ëndrra jote për një Shqipëri te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane. Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.

KOHA JONË SONDAZH

