Djali i Azem Hajdarit në protestën e opozitës, kundër motrës për mandatin
Kiri Hajdari, djali i Azemit duket se i ka bërë karshillëk motrës së tij. Ai është parë sot në protestën para parlamentit dhe duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar.
Kiri Hajdari ka folur në protestë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë “Rama”. Fjalimi i tij është pritur me ovacione dhe thirrje “Azem, Azem ti je gjallë” nga protestuesit.
“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!”,- deklaroi Kiri Hajdari.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/254683912081899/
Lexoni edhe…
- Fjalimi më i gabuar i Ramës sot në Kuvend
- Vazhdojnë pazaret dhe blerjet, tre kandidatë të tjerë duan mandatin e deputetit
- Kandidati i LSI: Refuzoj të bëhem pjesë e Parlamentit të krimit dhe të drogës
- Çmenduria e mazhorancës për t’i vënë flakën vendit: “Në zgjedhje pa opozitën!”
- “Një deputet i PS i bëri ofertë gruas sime, kandidate e LSI, për të pranuar mandatin”
- Protesta e opozitës: Beteja që ka nisur është pa kthim (VIDEO)
- Protesta, mesazh të fortë ministrit: Zoti Lleshaj, burrat malësorë nuk e kanë pasur zakon t’u shërbejnë horrave!