Djali nga Erseka pyet live Veliajn: Të gjithë kryetarët e Bashkisë, Lali Eri e kanë emrin? Përgjigja epike e kryebashkiakut
Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai i ka dërguar një video homologut të tij në Tiranë Erion Veliaj, ku një djalë nga qyteti i vogël juglindor e pyet nëse të gjithë kryetarët e bashkisë quhen “Lali Eri”. Kjo pasi si kryebashkiaku Veliaj ashtu dhe Isai, kanë të njëjtin emër, Erion. Nuk ka munguar as përgjigja e kryebashkiakut Veliaj, plot humor, duke zgjidhur edhe dilemën që kishte djali i vogël.
Batutat:
Erion Isaj: Lali, familja e këtij djalit voton në Tiranë, dhe ky lali ka një pyetje.
Djali: Të gjithë kryetarët e Bashkisë, Lali Eri e kanë emrin?
Veliaj: Hej Kaltrin, e dëgjova pyetjen tënde, shumë pyetje e bukur, A quhen të gjithë kryetarët Llai Eri? Në fakt, jo, ka dhe të tjerë. Por kam përshtypjen që për nja katër vjet edhe në Ersekë edhe në Tiranë do të quhen Lali Eri.
Por probabiliteti është shumë i lartë që po vazhdove me këto pyetje kurioze dhe po dole me dhjeta, një ditë do të quhen Kaltrin dhe si gjithë çunat dhe gocat e paparë të Shqipërisë, të Ersekës dhe të gjithë Tiranës. Forca dhe shumë suksese!