Djallëzia e kryeministrit ndaj artistëve që do bëjnë vaksinën jashtë radhe

Nga Herion Mesi-

Kryeministri Rama mbart art djallëzie të lindur. Ai nxori këto ditë teorinë e tij të bërjes së vaksinës antiCovid për “personalitetet”. Dhe ku futi edhe artistët.

Kjo shkaktoi valë revolte antipatie në popull, aqsa po të shikosh rrjetet sociale kanë një slogan: “të gjithë jemi të barabartë para ligjit, jetës dhe Zotit”.

Fjalori që ka shqipja shkonte kundër kryeministrit, por edhe kundër këtyre emrave që Edi Rama i përmendi me qëllim djallëzor për t’ia hedhur turmës së ndërsyer, e cila është si në filmin JETE A VDEKJE.

“Të gjithë jemi të barabartë para Zotit”- shkruajnë në rrjetet sociale. “Vetëm Zoti ka të drejtë të na marrë jetën”.

Por kryeministri e bëri kastile këtë fushatë publikë në emër të “artistëve”.

Kur iu shkatërroi Teatrin Kombëtar, Tempullin e Kombit dhe të artistëvë, Edi Rama arriti ti përçajë komunitetin e artistëve, aqsa kemi parë episode emblematike të fyerjeve ndaj njëri tjetrit si artistë. Disave iu dha shtëpi falas, të tjëreve leje ndërtimi apo privilegje, ndërsa ata që e kundërshtuan, i futi brenda në burg apo i la udhëve të Tiranës duke fol me vete.

Një qëllim e arriti kryeministri, përveç interesave të tjera të biznesit, ku opozita, media dhe shoqëria civile akuzojnë se flitet për qindra milionë euro fitime, pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar.

Pasi i përçau, tani futi në lojë skemën e shkërmoqjes edhe të asaj pjëse që qëndroi stoike kundër tij dhë prishjes së Teatrit Kombëtar. Momentalisht po ua hedh turmës që ti shqyejë, sepse çdo njëri ka të drejtën e jetës dhe nuk mund të përcaktohët se “ti vdis se je popull, kurse ky që është artist të jetojë”!.

Artistët ua hodhi si “mish” turmave të uritura për jetë!

Dhe kur ke përballë vdekjen, njëriu shqyen gjithçka për të jetuar!

SHKARKO APP