Dje 9 orë debate e akuza mes PD e PS, mblidhet sërish sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë

Do të mblidhet sërsh sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë, ku pritet të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj.

Mbi 9 orë diskutime ditën e djeshme përfunduan me polemika dhe pa finalizim, teksa dëshmia e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dështoi. Debat i fortë dhe akuza mes PD dhe PS. Më kërkesë të Plarent Ndrecës dëshmia u shty për sot (13 nëntor), në 10:30.

Ish-ministri i Shëndetësisë u rikhye në Kuvend me pranga në duar rreth orës 10:30 të së martës, 12 nëntor, i rrethuar nga policë, por i kujdesshëm që prangat të cilat i rrethonin duart, t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, anëtarët e opozitës në këtë komision kanë firmosur kërkesën për të thirrur të dëshmojnë Kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?