Dje u hap, bllokohet nga bora “Rruga e Arbrit”. Trashësia në Dibër arrin deri në 40 cm

Ndonëse u inaugurua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, Rruga e Arbrit është mbyllur, për shkak të dëborës së dendur dhe ngricave në bypass-in e Qafës së Murrizit. News 24 njofton se rruga është mbyllur përkohësisht dhe kalimi bëhet përmes rrugës ekzistuese.

Po ashtu, bëhet e ditur se problematike është paraqitur situata në disa fshatra të rrethit të Dibrës, ku trashësia e dëborës është 40 cm, ndërsa në Peshkopi, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?