Djegia e mandateve, Paloka: Jo vetëm ide e Berishës dhe Topallit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish­ Kryeministri Berisha dhe ish ­Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka thekson se kjo ide është diskutuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD­-së.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “News 24”. Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD­së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?