Do bashkohet PD-ja për zgjedhjet lokale? Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke folur për zgjedhjet lokale është shprehur se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama. Për të është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor. ”Është momenti që të gjitha strukturat e PD-së të bëhen gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij”,-tha Alibeaj në një prononcim për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit.