“Do çonte LSI për skrap”, diversioni i Ramës: Basha më tradhtoi, unë jo! Do rri në pushtet deri në 2030
Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga selia e qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk harroi komentet për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai tentoi të krijojë “përçarje” mes kampit opozitar teksa përmendi projektin e përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha.
“Çuarja për skrap e LSI, praktikisht është një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por I tradhtuar nga Lulzim Basha. Se unë nuk e kam tradhtuar atë projekt. Unë vazhdoj të besoj te ai projekt. Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin se ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në, shpk-ra dhe gjëra të tilla. Dhe sot është një aksioner në shpk-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance në faktikisht se, ortakët e vërtetë janë Saliu dhe Ilir Meta”, u shpreh Edi Rama.
Plani afatgjatë i Ramës
Kryeministri Edi Rama deklaron se Partia Socialiste do të prezantojë një platform jo 4 vjeçare, por për Shqipërinë e viteve 2030, duke treguar kështu se planifikon një qëndrim afatgjatë në pushtet.
Sipas kryeministrit, nuk shtë koha për programe elektorale, por për të vazhduar me ecurinë e punëve që duan qytetarët.
“The që kemi 8 vjet në qeveri. Nuk janë 8 akoma. Kjo ka rëndësi për faktin që ditët, muajt e vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë e kur të bëhen 8 do të ketë më shumë punë. Sa I takon programit. Programi ynë është I ditur publikisht I qartë. Ne kemi vendosur shtyllat e piketat e punojmë për të realizuar çfarë kemi thënë. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platform me një program pune. Jo program do ulim sigurimet shoqërore do të rrisim pensionet. Se kjo është të ulim prodhimin e qumëshit dhe do rrisim prodhimin e djathit.
Do të jetë plan pune me një vizion të Shqipërisë 2030. Mos e lidhni me mua, ju lutem. Nuk është e lidhur me mua por deri në 2030 PS do keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua. Mos thoni obobo ky do na bëhet gogol këtu, por kur themi 2030 është vizioni i PS-së për 2030.”, theksoi Rama.