”Do e pësojnë si ai i Elbasanit”/ Xhelal Mziu kërkon falje publike: Për shkak të emocioneve të forta

Pas deklaratës shokuese se ”Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, kandidati për deputet i PD-së, Xhelal Mziu është shfaqur i penduar.

Pëmes një reagimi, ai thotë se deklarata ndodhi për shkak ë emocioneve të forta të momentit, por thekson se mbështet zgjedhje të lira dhe se është kundër dhunës.

”Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”,-thotë Mziu.

SHKARKO APP