”Do hyjmë në zgjedhje”, Bardhi: Ka faktorë që duan të na heqin, skenari do t’u ngelë në derë

Pasi sot KAS i dha të drejtën grupimit ku ai bën pjesë për të pasur logon e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, deputeti Gazment Bardhi thotë se forca më e madhe opozitare është në këtë gjendje sepse një pjesë brenda PD-së ka objektiv të krijojë një betejë mes demokratëve. Për të janë disa faktorë jashtë kësaj force politike që synojnë të nxjerrin PD jashtë zgjedhjeve dhe të mbajnë “ndezur” konfliktin.

”Grupimi jonë ka objektiv për të qenë bashkë, unë nuk mund të them që PD fiton 61 bashki edhe nëse bëhemi bashkë, por ka absolutisht një numër të konsiderueshëm bashkish që nëse opozitarët janë bashkë janë të fitueshme.

Unë do bëj gjithçka, jo vetëm unë por gjithë kolegët e mi, që ky skenar t’u ngeli në derë atyre që po e gatuajnë. Atyre që kanë interesa për ta mbajtur zvarrë Partinë Demokratike, atyre që kanë interesa për të marrë zgjedhjet lokale, jashtë PD-së.

Ka faktorë jashtë PD që po synojnë të lënë jashtë zgjedhjeve PD dhe po mbajnë të ndezur konfliktin brenda partisë, për të dalë pas zgjedhjeve si faktori apo lideri i opozitës. Këto skenare do t’u ngelin në derë”,-tha në ”Opinion”.

SHKARKO APP