Do jetë PD në Kuvendin e ri? Ivi Kaso sulmon Kolegjin Zgjedhor: Institucion i panevojshëm

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e PD-së për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor nuk ka ballafaquar pretendimet e palëve, por vetëm ka rrëzuar kërkesat e demokratëve.

“Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur para 11 majit do të ngrohej në lartësinë e detyrës apo jo. Ky kolegj ka zgjedhur për fat të keq të vazhdoj në traditën e turpshme të kolegjit paraardhës, që ka qenë vetëm noter çfarëdolloj rezultati apo pretendimi nga KQZ”.

Sipas tij, demokratët ende nuk e kanë marrë një vendim nëse do të ulen në karriget e parlamentit në shtator, e po ashtu shton se nuk janë gati për të dialoguar me mazhorancën socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jenë forumet e PD që jo vetëm do të përcaktojnë piketat e aksionit politik, por edhe raportin tonë me parlamentin dhe veçanërisht me nisma të tilla kaq të rëndësishme brenda jetës parlamentare siç është reforma zgjedhore”,-tha në “A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?