Do ketë zgjedhje të zgjedhje të reja në Bashkinë e Dibrës

Fitorja e Shukri Xhelilit në zgjedhjet e fundit në Dibër, u konsiderua surprizë. Prej 11 vjetësh demokratët kishin fituar me Ilir Krosin, por në zgjedhjet e 2015, votat u përmbysën. Xhelili fitoi me 434 vota më shumë ndaj rivalit të tij demokrat. Kandidati i socialistëve mori 15022 vota ndërsa Ilir Krosi 14588. Një vit para zgjedhjeve parlamentare, është normale që gara në Dibër të përbëjë një test, jo vetëm për mbështetjen që gëzon PS, por edhe për marrëdhëniet me aleatët e LSI. Me këta të fundit konflikti për Shukri Xhelilin ishte public. Deputetët e LSI kishin shkruar publikisht në media për problemet me kreun e Bashkisë së Dibrës. Po të llogaritet këtu edhe turpërimi publik i Shukri Xhelilit, atëherë është e qartë se socialistët janë përpara një sfide të vështireë. Sipas Kodit Zgjedhor, neni 10, që parashikon rastet e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarit të bashkisë, thotë se zgjedhjet e ardhshme të realizohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Kreu shtetit duhet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme brenda 48-orëve nga vendimi i qeverisë. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të PS-së në qarkun e Dibrës ishte dje në takim me strukturat lokale të partisë.Gjatë takimit të Gjiknurit me strukturat e PS-së në Bashkinë Dibër u mor në shqyrtim skandali seksual i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Gjiknuri tha se PS-ja distancohet nga Xhelili dhe se duhet ndarë individi nga partia.

 “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje” ka thënë Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?