Do lërë Presidencën për poste në Qeveri? Meta: Deri më 24 korrik të 2022
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën javore me gazetarët, ku pjesë e diskutimit janë temat më të nxehta të politikës.
Kreu i Shtetit ka hedhur poshtë aludimet se ai pas zgjedhjeve të 25 prillit do të japë dorëheqjen si President për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, që do krijojë opozita në rast fitoreje. Meta tha se do i qëndroj premtimit që ka dhënë se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit të tij, që përfundon deri në 24 korrik të vitit 2022.
“Dua t’u siguroj, pa hyrë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, nga garantimi i zgjedhjeve të lira, ju them se në të gjitha rastet, unë premtimin që kam bërë deri në 24 korrik 2022 do të jetë këshille e pa mbrojtur, këtë do ta mbaj dhe në të gjitha mënyrat. Për këtë institucion duhet jenë të qetë. Por ky nuk është problem i vetë. Gjatë këtyre viteve ka mbrojtur kushtetutën”, tha Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/725844821476601/