Rama: T’i japësh punëtorit pagë minimale dhe vetë të blesh vila, është shfrytëzim
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi këtë pasdite me një nga bizneset private në Tiranë, u zotua se qeveria nuk do të lejojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe do të marrë masa ndaj kompanive të cilat e bëjnë këtë gjë.
“Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky është shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa. Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qeveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit.
Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shteti me paratë e shtetit kompani ndërtimi që thonë që paguajmë punëtorë me pagë minimale, gënjejnë pasi nuk ka punëtor sot që hip në skelë dhe të vjen me pagë minimale. E dyta ajo që paguajnë në të zezë duhet të dalë në të bardhë dhe e tretë nuk mundet ne t’u japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtore që nuk marrin një pagë dinjitoze”,-tha Rama.