Nishani sfidon Bashën: Janë mbledhur dyfishi i firmave
Edhe pse Lulzim Basha ka dalë kundër, ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Kuvendi i PD-së do të mbahet.
Në emisionin ”Opinion”, ai tha se në takimet e ish-kryeministrit Berisha me demokratët janë mbledhur dyfishi i firmave që duhen për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
“Ka një angazhin masiv, pra nuk ka një ndarje të qëndrimeve 50% me 50% apo 40% me 60%. Po ua them unë sot, kërkesa për thirrjen e referendumit sot është janë bërë dyfishi i kërkesës Janë më shumë se 3 mijë dhe ka një dyndje. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në PD. Vullneti politik përcakton dhe aktet e tjera politike”,-tha Nishani.