Do ndryshojë emri i Shëngjinit? Ndreu: Dallkaukët e komenteve të qetësohen, asgjë e vërtetë
Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka hedhur poshtë lajmet që përflitet për një ndryshim të emrit të Shëngjinit. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se asgjë nuk është e vërtetë. “Portale mediatike dhe private që flasin pa përgjegjësi për vendime e propozime, duke iu referuar emrit tim! Njerëz që shfryjnë idiotësinë e tyre në komente, gjoja të prekur se po iu bëhet një padrejtësi e madhe! Mbajeni more veten, se nuk ka asnjë veprim që t’ju prishë “rehatínë” me një ndryshim emri! Nuk ekziston asgjë”.
Postimi i plotë
Për të gjithë ata që gjoja iu vra barku për Shëngjinin!
Së pari, nuk ka asnjë iniciativë, propozim, dhe aq më pak vendim për ndryshimin e emrit të Shëngjinit! Ishte një vendim i Nolit në vitin 1924, mbi të cilin ngrita thjesht një pyetje. Kjo për të parë reagimin ndaj vendimit të Nolit. Çfarë pashë pas kësaj?
Portale mediatike dhe private që flasin pa përgjegjësi për vendime e propozime, duke iu referuar emrit tim! Njerëz që shfryjnë idiotësinë e tyre në komente, gjoja të prekur se po iu bëhet një padrejtësi e madhe!
Mbajeni more veten, se nuk ka asnjë veprim që t’ju prishë “rehatínë” me një ndryshim emri! Nuk ekziston asgjë!
Për të ndodhur kjo, duhet një propozim qytetar, konsultë e gjerë, vendim i Këshillit Bashkiak, etj. Në rast se nuk ka asnjë veprim, si mund të abuzohet duke thënë se ka vendim? Si mund të shitej vreri në këtë mënyrë, në paditurinë ekstreme?! Disa nuk bëhen, fatkeqësisht!
Personalisht, as nuk e kam opsion një propozim të tillë, për të qenë të qartë! Dallkaukët e komenteve të qetësohen! Portalet të përkthejnë më mirë shqip-shqip!
KOHA JONË SONDAZH

