Do përsëritet në PD historia e ”6 marsit”? Kandidat të përbashkët në garën lokale

2023 afron shpejt, bashkë me të edhe data për zgjedhjet lokale. Por 6 marsi i zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ishte një moment krenarie për demokratët. Për të shmangur historinë që tregoi produktin e çarjes së tyre të fortë, prej të dy palëve kanë nisur sinjalet e para për kandidat të përbashkët në garën për bashkitë në 2023-shin.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, thotë se përtej mesazheve, përmes medias çdo deputet duhet të zgjedhë bazën demokrate, përtej qëndrimeve personale. Nga kampi i ”Alibeajt”, deputetja Dhurata Çupi tregon se dalja me 1 kandidaturë të vetme kërkon një mekanizëm serioz funksionimi dhe jo direktiva nga njëra palë.

Brenda pak javësh pritet që Presidenti Bajram Begaj të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 2023. PD-ja e Berishës pret që kreu i shtetit të njohë realitetin politik dhe të bëhet pjesë e konsultimit që bën me partitë politike në këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?