Do përsëritet situata në Kakavijë? Qytetarët presin me orë për të kaluar doganën. Problem pala greke
Ende janë të freskëta pamjet sesi për disa ditë, emigrantët shqiptarë qëndronin në radhë për të ikur në Greqi.
Situata po duket e njëjtë edhe pas 2 viteve. Janë rikthyer mëngjesin e sotëm radhët e gjata të automjeteve në doganën e Kakavijës që presin. Për shkak të fluksit të madh, qytetarët detyrohen të presin disa orë në radhë për tu futur në Shqipëri.
Pala greke gjatë natës ka punuar vetëm me një sportel, çka ka sjellë edhe radhën e automjeteve. Prej orëve të para të mëngjesit, pala greke ka vënë në dispozicion 2 sportele për kalimin e automjeteve. Për shkak të fluksit të madh pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa 2 sportele në dalje.