Berisha: Basha “plaçkë tregu” në fletushkën e Alibeajt

Ish-kryeministri Sali Berisha tha këtë mbrëmje se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e PD-së.

Duke folur pas mbledhjes asë Grupit të Rithemelimit, ai shtoi se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

“Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Kurse për qëndrimin e shprehur të kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeajt, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha pati këtë koment.

“Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”.

SHKARKO APP