“Do të dalësh si shpëtimtar i kombit”, Rama i përgjigjet komentuesit: Unë s’bëj filma!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet “Facebook”-ut, duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të adresuara nga ata për Ramën.

Një komentuese i shkruan Ramës në Facebook në lidhje me anulimin e fashës së re të energjisë elektrike e cila supozohej të hynte në fuqi nga sot, 1 tetor.

“I ke të gjitha filma, anulove fashën e re të energjisë në tetor që të dalësh si shpëtimtar i kombit”, shkruam qytetarja.

Ndërsa Rama i përgjigjet:

Nuk është gjuha e një vajze, e një gruaje që të hyj në të lëpira e përpira. Nuk kam asnjë mundësi që të revoltohem me këtë lloj gjuhe, kur këtë gjuhë e dëgjoj përditë në nivelet më të larta të nivelit politik në televizione dhe portale. Nuk kam bërë asnjë heroizëm, por një gjë është e sigurt që çdo minutë unë jetoj me këtë detyrë, për këtë detyrë dhe kjo është në funksion të përëmirësimit të jetës së njerëzve, për të lehtësuar inflacionin e kësaj lufte. Të gjithë përpiqen ta lehtësojnë, ne përpiqemi të bëjmë maksimumin. Kjo situatë kritike po vështirëson të gjithë botën.
Ne po mundohemi sadopak për lehtësimin financiar por mbi të gjithë psikologjik të qytetarëve. Nuk bëj filma. Kam luajtur në një film të Ermal Mamqit, por nuk bëj më”, tha Rama.

 

SHKARKO APP