Do të jetë nesër në protestë? Shpëtim Idrizi i PDIU-së: Nuk mundem këtë herë

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, thotë se nuk do të jetë nesër në protestën e thirrur nga Rithemelimi i Sali Berishës. Ai shtoi se këtë javë është i ngarkuar me aktivitete të çështjes çame dhe ndaj e ka të pamundur. Idrizi tha se 20 shkurti është një datë e madhe, pasi me këtë datë u shemb diktatura e Enver Hoxhës.

“Nuk mundem dot këtë herë, por jam i gatshëm të shkoj si qytetar. Unë ftoj qytetarët, që të bashkohen me kauzën çame. Çdo parti politike në Shqipëri duhet ta ketë kauzë patriotizmin dhe kauzën çame. Duhet të kemi qasje tjetër të të bërit politikë. Ne duhet t’i kthehemi një modeli që prodhon, sa i përket ekonomisë. Ushqimet në Shqipëri janë me çmime shumë të larta, disa herë edhe më të larta se në vendet e BE-së. Ne duhet t’i kthehemi një ekonomie prodhuese. Sa i përket protestës së 20 shkurtit, kujtojmë se kjo datë ishte ajo kur u shemb perandoria e Enver Hoxhës. Sinqerisht që do doja të isha në protestë, por është përkujtimorja e javës çame dhe jam totalisht i angazhuar”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër Shpëtim Idrizi theksoi se bashkimi i dy pjesëve të PD-së është për t’u përshëndetur, por se nuk mjafton vetëm kaq. Sipas tij, opozita duhet të ketë një plan të mirfilltë, një vizion, për faktin se çfarë do të bëjë nëse vjen në pushtet.

SHKARKO APP