”Do të transferohet sonte në burgun e Fierit”, avokati i Salianjit tregon nëse i rrezikohet siguria nga të burgosurit që ka denoncuar

Pasi u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji mësohet se do të transferohet sonte në burgun e Fierit. Lajmin e bëri me dije avokati i tij, Ledio Braho në një prononcim për mediat.

”S’ është detyrë e Salianjit që të shmangë përplasjet, problemi është që jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji”.

A i rrezikohet siguria Salianjit nga të burgosurit që ka denoncuar? ‘‘Nuk ka asnjë problematik të tillë me të burgosurit. Nuk është detyrë e tij, por e shtetit kjo. Jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike e cila u ekzekutua vullnetarisht sot nga Salianji”, tha avokati.

SHKARKO APP