“Do të veproja njësoj si Meta”, Bujar Nishani: Venecia dha qëndrim kontravers
Mbrëmjen e sotme ka startuar në ekranin e Televizionit Fax News emisioni më i ri “Aktualitet” me moderator gazetarin e njohur, Bejdo Malo ku të ftuar kishte ish-Presidentin, Bujar Nishani, profesoreshë, Sonila Tanku Daiu dhe profesorin Behar Gjoka.
Tema e emisionit të sotëm është “Kriza politike dhe pikëpyetjet për negociatat” ndërsa të ftuarit dhanë opinionet mbi çështjet më të nxheta politike në vend por edhe në lidhje me procesin e integrimit të vendit.
Ish-Presidenti Nishani foli për çështjen që ka të bëjë me shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Kreut të Shteti kur tha se nëse do të ishte në këto rrethana ku qytetarët tentohen të manuipulohen për interesa politike të pista, do të vepronte në atë mënyrë që ka vepruar Presidenti i Republikës.
“Elementet e klasifikuara nuk janë bërë publike, është bërë publike nga ana e Presidentit ajo çfarë ishte e nevojshme”, tha Nishani duke folur për çështjet që ka bërë publike Meta në shpjegimin e tij mbi dekretin e 8 qersghorit për anulimin e zgjedhjeve.
Daiu duke folur për situatën në të cilën ndodhet vendi e sidomos për mbushjen sipas saj të aministratës me persona që militojnë në parti, ka ardhur koha që ky fenomen të marr fund dhe të rikthehet meritokracia.
“Kemi një kryeministër të gjithëpushtetshëm, thyen çdo rregull, fyen opozitën. Fakti që qeverisemi na një parlam,ent ilegjitim, në parlament ka persona të inkriminuar, jemi duke folur për një qeverisje të frikshme nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër shtrohet pyetja se mos po qeverisemi nga një qeverisje e kapur nga krimi! Militantët e denjë pa merita kanë arritur të kapin majat e pushtetit. Ka ardhur moment që kjo të marri fund, mosvendosja e funksionimit me meritokraci, pjesa politike militante nuk duhet të jetë absolute. Duhet që administrate të drejtohet nga persona profesionistë dhe të zotët”.
Behar Gjoka tha nga ana e tij se isntitucionet në Shqipëri momentalisht janë inekzistente, duke akuzuar politikën se ka arritur ta shndërrojë qytetarin shqiptarë në një person të politizuar me detyrim.
“Institucionet janë inekzistente. Institucioni flet me institucionin dhe me gjuhën e tij. Problemi është se qytetari shqiptar është politizuar për interesa të politikës. Është një administratë që nuk bën punën e shtetit. Është një atmosferë shumë e zymtë. Kjo marrëdhënie absurde me një shtet pa shtet, dhe ne dukemi pastaj sikur po tallemi”, tha Gjoka.
Duke folur për opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, Nishani tha se është angazhuar në një qëndrim kontravers.
“Sepse mund të jap qëndrime për çështje që kanë lidhje me zgjedhjet vetëm kur ia kërkon OSBE/ODHIR. Në rast se mund ti kërkohet një këshillim ligjor për çështje Kushtetuese, mund ta jap vetëm kur i kërkohet nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë ekzluzive. Në aspektion ligjor është shprehur se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën ç’ka çon në shkarkimin e tij”,tha Nishani.