Doda: Bashës s’i takon të flasë për zgjedhjet në PS

Kryedemokrati Lulzim Basha është njeriu i fundit që duhet të thotë se kryesocialisti Edi Rama ka bllokuar partinë e tij, pasi vetë ai është zgjedhur në krye të partisë duke shkelur statutin e Partisë Demokratike.

Një deklaratë e tillë ndaj kreut të selisë blu është lëshuar nga Mesila Doda, e cila gjatë një interviste për median, ka pohuar se “nuk e di ku e gjen kurajën zoti Basha dhe bën akuza të tilla”.

“Ai është njeriu i fundit që duhet të flasë për demokraci dhe zgjedhje të lira e të barabarta. Vetë zoti Basha është zgjedhur në mënyrë ekstra statutore”, ka pohuar Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj “edhe strukturat e tjera, përfshi zgjedhjen për drejtuesit e departamenteve, si dhe zgjedhjet e fundit për Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë bërë në shkelje të statutit të PD-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?