Doda: Lërini lojërat me policë e mafiozë, shikoni krimin në familje

­Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me vrasjen e 3-fishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ndërsa i drejton një apel drejtuesve të shtetit që të lënë mënjanë lojrat me policë e mafiozë.

“Një tjetër krim i tmerrshëm në familje. Burri vret vjehrrën, gruan dhe më pas veten. Tre femijët jetimë mbeten dhe ata viktima të marrisë së burrit kriminel. Zoti na ndihmoftë, marria nuk po cek fundin në këtë vend. Tash na mbetet të themi gëzuar 8 marsin, 4 gra të vrara në tre ditë. Pres mesazhe të forta nga krerët e politikës dhe shtetit…le ta lënë për pak lojën me policë dhe mafiozë dhe t'u kushtojnë pak vëmendje viktimave të dhunës dhe krimit në familje”, shkruan deputetja Mesila Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?