Doda: Të publikohen emrat e ​deputetëve që mbajnë armë zjarri

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, i kërkon ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të publikojë emrat e deputetëve që posedojnë armë zjarri.

Në një status në rrjetet sociale, ajo i kërkon Tahirit edhe publikimin e rasteve të shkeljeve ligjore nga deputetët e mazhorancës.

Z. Ministër, meqë ka 24 orë që flitet veç për armët e deputetëve po pres që të silleni si shtetarë të vërtetë dhe të botoni të gjithë emrat, nga i pari tek i fundit, pa dallim, të të gjithë deputetëve, të gjitha krahëve, që disponojnë armë. Me këtë nënvizoj që deputetët e forcës suaj politike, duhet të trajtohen njësoj si gjithë deputetët e tjerë dhe të bëhen publike rastet e shkeljes. Ligji duhet të respektohet dhe të jetë i njëjtë për gjithë qytetaret, ky është rast i mirë të kuptohet dallimi midis luftëtarëve dhe parlamentarëve”, shkruan Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, deputeti demokrat, Gent Strazimiri, u paraqit në protestën e opozitës te Parku i Liqenit me një armë në zjarr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte momenti që solli edhe reagimin e ashpër të politikës, por edhe të opinionit publik, pasi në tubime ndalohen edhe armët me leje.

Ndërsa arma e Strazimirit duhej të ishte dorëzuar në datën 25 mars të këtij viti, pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ndalon funksionarët publik të mbajnë armë zjarri.

Për këtë shkak ndaj tij ka nisur një procedim penal nga Policia e Tiranë dhe ai rrezikon deri në 7-vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?