Doda-Vokrrit: Nuk e ndalon copa e letrës shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi

Në stadiumin “Loro Boriçi” mbrëmjen e sotme, ku sipas një vendimi është ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, e që askush nga arena politike nyuk reagoi, derisa deputetja Doda foli me zë të plotë.

Kur pak a shumë dy orë na ndajnë nga sfida Kosovë-Kroaci, deputetja Mesila Doda reagoi për këtë ngjarje, duke sulmuar nga foltorja e Kuvendit kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ajo u shpreh se:“Sot, në mbrëmje në Shkodër Kosova do të luajë futboll me Kroacinë dhe Fadil Vokrri ka ndaluar simbolet kombëtare, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-s. Po pse more zotëri, copa e letrës do e ndalojë shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi? Natyrisht që jo. Por ky soj udhëheqësi që ka në dorë politikat, jo vetëm sportive, dëshiron llokmën e vet të vogël, brenda sinorit të ndarjes, sesa atdheun e madh”, tha Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa tifozë kanë denoncuar ditën e sotme faktin se u janë marrë flamujt kuqezi që kishin me vete, nga policët kosovarë në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?