Dogana e Kosovës në Durrës/ Rama: Shengeni rajonal do të hapte kufirin me Kosovën
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kryeministrin Hoti, u ndal edhe tek marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shengenin rajonal. ”Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës”.
Pjesë nga deklarata
Na duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të mos e lejojnë. Po ashtu njësimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve, e pamundur nëse nuk arijnë dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar teknike.
Në kushtet e nevojës për të përparuar në procesin e kohezionit strategjik në lidhje me lëvizjen e përditshme të njerëzve dhe mallrave shengeni rajonal mbetet një program ku shqiptarët këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Në rast se ne futemi në kornizën e shengenit rajonal askush nuk na pengon të hapim kufirin pa asnjë kontroll.
Ne mbetemi në krah të Kosovës, qeveria e Shqipërisë do të mbështesim edhe më fort çdo moment Kosovën. Ne nuk marrim vendime për Kosovën, i marrin autoritetet e Kosovës. Ne nuk flasim në emër të Kosovës por ne flasim për Kosovën.