Dogjani letër Ramës: Hapeni sërish filialin në Kukës
Asllan Dogjani, deputet i PD-së, me anën e një letre publike drejtuar Kryeministrit të vendit, ku i shkruan se kërkon rihapjen e filialit të universitetit në Kukës.
“Z. Kryeministër!
Në emër të qytetarëve të Kukësit, por edhe si kuksian, ju drejtohem me këtë Letër të Hapur me të cilën ju kërkojmë: Anulimin e vendimit për mbylljen e Filialit të Kukësit dhe rihapjen e këtij filiali po me degët: Ekonomik, Administrim Biznesi, Infermieri dhe Gjuhë e Huaj për arsyet që do t’i parashtroj në këtë letër”,- shkruan Dogjani duke e vënë theksin kryesisht tek pamundësia ekonomike, varfëria e banorëve të qytetit verior për të arsimuar fëmijët.
Dogjani në fund të letrës, vë theksin duke i kujtuar kreut të qeverisë, se në fund që kjo mundësi të shihet ashtu siç u bë me filialin e Sarandës.
KOHA JONË SONDAZH

